Skuadra kosovare Llapi, sot ka ditëlindjen e 85-të. Klubi i themeluar saktësisht me 5 korrik të vitit 1932, ka lënë mjaftë gjurmë në futbollin kosovar sidomos me lojtarët që kanë dal nga klubi ku padyshim është ai kryesori Fadil Vokrri, sot Kryetar i FFK-së, dhe dikur anëtar i disa skuadrave të njohura (Prishtina, Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges dhe Montluçon).

Stinorin që e lam pas Llapi ishte shumë afër ta fitonte Digitalb Kupën e Kosovës në futboll me ç’rast do të siguronte për herë të parë në histori të klubit garat evropiane, mirëpo humbi ndeshjen pas penalltive nga Besa e Pejës.

Redaksia e Korneri.net, i uron klubit Llapi ditëlidnjen duke i dëshiruar shumë suksese në vitet e ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakTalenti brazilian Luan te gjiganti italian
Artikulli tjetërWimbledon, Federer e Djokovic kualifikohen me lehtësi