Llapi shënoi një tjetër fitore në shtëpi për të qëndruar fuqishëm në pozitën ekatërt në tabelë. Vendasit ia dolën që të mposhtin një kundërshtar të fortë që pati mundësi shënimi, dhe pas disa rasteve që kishte Drita dhe në momentet më të mira të saj, erdhi goli i llapjanëve në fund të pjesës së parë me golashënues Florim Bërbatovci.

Llapi nuk ka pësuar disfatë tash e pesë javë rresht, andaj po ecën sigurtë drejtë pjesës së lartë të tabelës, por pavarësisht gjithave, trajneri Tahir Batatina ende mendons e skuadra e tij mund ta synojë titullin e kampionit.

Nga ana tjetër Drita luajti mirë, krijoi raste dhe me pak fat ka mundur të nxjerr pikë pasi po luan futboll, po krijon, mirëpo po i mungon vetëm finalizimi e po pranon gol në mënyrë naive, siç e tha edhe vet trajneri i gjilanasve, Ismet Munishi.

Artikulli paraprakDerbi i zbehtë dhe pa gola, Prishtina gëzohet më së shumti
Artikulli tjetërBesa e sigurtë, në Peje bie edhe Drenica