Derbi më i madh në vendin tonë së paku sa i përket shikueshmërisë dhe rivalitetit në mes dy skuadrave të qytetit të Gjilanit, këtë herë nuk dha fitues pas një kohe të gjatë pasi Përparim Livoreka e shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes atëherë kur të gjithë te Gjilani bëheshin gati për festë.
Betim Haxhimusa shënoi që në minutën e katërt të ndeshjes pas një dhurate të marr nga mbrojtësi Gëzim Gashi që bëri gabim fatal duke u rrëzuar në tokë dhe këtë e shfrytëzoi kundërshtari i tij.

Loja në përgjithësi nuk ishte aspak e mirë, shumë anemike dhe shumë gabime në të dyja anët, mirëpo nuk mundtë thuhet ndoshta edhe për 20 minutat e fundit kur sidomos mysafirët (futbollistët e Dritës) patën raste të mira shënimi duke dashur që së paku ta barazojnë rezultatin, dhe këtë nuk ia dolën pavarësisht se Alban Shillova 10 minuta para fundit qëlloi shtyllën.

Kur ndoshta trajneri i Dritës Ismet Munishi bëhet gati dorëheqjen të cilën e paralajmëroi para ndeshjes në rast të humbjes, Përparim Livoreka e shpëtoi punën e tij me golin e realizuar në minutën e 95, dhe kështu derbi i “Anamoravës” nuk dha fitues.

Artikulli paraprakTrepça’ 89 kalon lehtë Drenicën për të shkuar në +6
Artikulli tjetërZyrtare: Ismet Munishi nuk jep dorëheqje