Liverpooli ka njoftuar se ka ndërmend të largohet nga qendra e stërvitjeve në Melwood për ta zhvilluar akademinë në Kirby, pesë milje larg qendrës së vjetër.

Vitin e kaluar trajneri Jurgen Klopp kishte pohuar se ai dëshironte që ekipi i parë dhe lojtarët e rinj të jenë afër njëri-tjetrit dhe raportohet se i është plotësuar kjo dëshirë.

Në një komunikatë të përbashkët të Liverpoolit me Knowsley Metropolitan Borough Council, njoftohet se më 8 mars do të ketë një debat publik për këtë çështje.

Kjo do t’u jap mundësi banorëve dhe bizneseve lokale që të diskutojnë rreth propozimit 50 milionë funtesh, përmes të cilit qendra stërvitore dhe akademia do të jenë në të njëjtin vend.

Melwoodi ishte bazë e Liverpoolit që prej vitit 1950

Artikulli paraprakKush do ta drejtojë Kosovës në basketboll? Lexoni dy emrat më të mundshëm
Artikulli tjetërZYRTARE/ Injorohet Kosova, Kameruni gjen kundërshtar tjetër për miqësore