Liverpooli ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Romës, Leandro Paredes, dhe sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel.

Jurgen Klopp kishte shprehur interesim për Paredes edhe në verën e vitit të kaluar, transmeton koha.net. Sipas Calciomercato klubi nga “Anfield Road” është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Kurse Tuttomercatoweb raporton se “Të Kuqtë” janë duke monitoruar situatën e Murielit, që ka një klauzolë largimi prej 28 milionë euro.

Në këtë sezon Muriel ka shënuar 12 gola dhe nëntë asiste në 31 paraqitje për ekipin e tij.

Artikulli paraprakFOTO/ Raul Gonzalez rikthehet te Real Madrid
Artikulli tjetërATP Miami, Federer me vështirësi në gjysmëfinale