Skuadra angleze Liverpool ka arritur marrëveshje me një tjetër mbrojtës.

Këtë herë fjala është për kolumbianin 18-vjeçar Anderson Arroyo, i cili vjen nga skuadra Fortaleza CEIF, dhe sipas mediave britanike bëhet fjalë për mbrojtësin më të mirë në Kolumbi, përcjell Korneri.net.

Pasi lojtari nuk ka të drejtë punë në Angli, klubi i famshëm Liverpool ka vendosur që për 18 muajt e ardhshëm ta huazoj te skuadra spanjolle Mallorca, e më pas do të mund të luaj për skuadrën e Jurgen Klopp. Për momentin nuk dihen shifrat e marrëveshjes, por supozohet se nuk ka qenë e lartë pasi lojtari është ende shumë i ri. /Korneri.net

Artikulli paraprakZyrtare: Vazhdoi kontratën spanjolli në formë të lartë
Artikulli tjetërBashkimi sërish mbetet pa trajner, largohet Koukoulekidis