Liverpool fitoi në Anfield ndaj Burnley me rezultatin 3-1.

Të kuqtë e trajnerit Jurgen Klopp zhbllokuan të parët rezultatin pas një goli të Diogo Jotas me këtë të fundit që përfitoi nga një dalje e pastudiuar mirë e portierit kundërshtar. Megjithatë, miqtë reaguan dhe barazuan me O;shea pas zhvillimet e një goditje këndore.

Me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë teksa në fraksionin e dytë, vendasit e nisën me gazin në maksimum. Luis diaz riktheu avantazhin e Liverpool në minutën e 52, me golin që u konfirmua edhe sistemi Var. në të 79-tën, Darwin Nunez shënoi të tretin duke vendosur në kasafortë tre pikët për Liverpoolin që pas kësaj fitoreje, rikthehet në krye të Premier League me 54 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Burnley mbetet me 13 pikë në vendin e 19.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi 2-1 me Brighton, Wolverhampton u mposht në shtëpi nga Brentford 0-2, Sheffield United fitoi 3-1 në transfertë ndaj Luton ndërsa Fulhami mposhti 3-1 Bournemouth. Për Fulham në minutën e 74 u aktivizua edhe Armando Broja.

Artikulli paraprakFormacioni zyrtarë: Roma-Inter
Artikulli tjetërInteri shumë i fortë, Roma bie edhe pse ishte në epërsi