Liverpool shënoi fitore në udhëtim te Stoke City, por vetëm atëherë kur në lojë u inkuadrua lojtari kryesor Philippe Coutinho.
Vendasit patën epërsinë me golin që e shënoi Jonathan Ëalters, por Coutinho e më pas edhe Roberto Firmino i dhanë fitoren “reds” që i kthehen fitores pas barazimitbefasus në xhiron e kaluar.
Nga ana tjetër Manchester City fitoi pa asnjë problem ndaj Hull City që me këtë disfatë edhe më vështirë mund të shpëtojë.
Ahmed El Mohamady realizoi autogl, e më pas Sergio Aguero dhe i harruari Fabian Delph realizuan golat e fitores për “citizens”.
West Ham mposhti 1:0 në shtëpi Swansea, duke e shpëtuar kokën e trajnerit kroat Slaven Bilic, kurse WBA humbi nga Southampton në shtëoi 0:1.
Pa gola përfundoi ndeshja Middlesbrough-Burnley.