Liverpool tregoi superioritetin që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Romës.
Në Anfield Road, vendasit hasën në rezistencë të italianëve vetëm në 25 minutat e para kur edhe Alelsandar Kolarov e qëlloi shtyllën, e më pas një ofanzivë totale e “reds”, të cilët fituan 5:2, shkruan Korneri.net
Dy raste ideale të Sadio Mane, të cilat ishin brenda dy minutave, nuk sollën ndryshim rezultati, por Muhamed Salah, tregoi pse është më i miri sivjet.
Me dy gola shumë të bukur e mbylli pjesën e parë, e cila po të ishte pak më e gjatë sigurisht Roma do të pësonte edhe më keq.
Ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte model i lojës që e luan Liverpool gjithmonë, dhe mënyra më e keqe taktike që ka mundur të luante Roma, me fajin kryekput të trajnerit Eusebio Di Francesco.
Sadio Mane e shënoi golin e tretë pas asistimit të Salah, ndërsa dy golat tjerë i realizoi Roberto Firmino.
Neglizhenca e vendasve iu kushtoi. Edin Dzeko dhe Diego Perrotti nga penalltia i jepin një shpresë atyre në ndeshjen e kthimit në Olimpico. /Korneri.net