Liverpool ka refuzuar 40 milionë euro të ofruara nga Crystal Palace për sulmuesin 25-vjeçar Christian Benteke, por të dyja klubet kanë lënë një tjetër takim gjatë kësaj jave.

Crystal Palace ofroi 30 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro në formën e bonuseve gjatë sezonit, por klubi nga “Anfield Road” mendon se bonuset nuk mund të arrihen realisht dhe ata kërkojnë 45 milionë euro për futbollistin, shifra të cilën shpenzuan në verën e kaluar për ta marrë nga Aston Villa.

Minimumi, Liverpool mund të pranojë 40 milionë, por të gjitha bashkë, pa asnjë bonus.

Artikulli paraprakBalotelli “ankohet”: E kam vështirë të gjej të dashur!
Artikulli tjetërFundi i merkatos verore: Ja planët e gjigantëve italian