Liverpool ka konfirmuar nënshkrimin e ish sulmuesit të Chelsea Dominic Solanke.
Fituesi i Kupës së Botës me Anglinë U20, iu bashkua Liverpoolit pasi kontrata e tij në Stamford Bridge përfundoi, edhe pse të dy klubet duhet të bien dakord për kompensimin për 19-vjeçarin ose të përballen me një gjykatë, përcjell Korneri.net.
Standard Sport ka raportuar se Chelsea do të kërkojë 10 milionë funte pasi Solanke shënoi katër gola dhe Anglia fitoi Kupën e Botës U20s në qershor.
“Është ndjenjë e mahnitshme dhe të gjithë këtu më kanë prit shumë mirë,” tha Solanke për faqen e klubit të famshëm anglez.
Kalimi i sulmuesit u konfirmua zyrtarisht të hënën dhe ai shpjegoi pse ai u largua nga Chelsea.
“Mezi po presë për të nis punën me një trajner si Jurgen Klopp”.
19-vjeçari do të veshë fanellën me numrin.29 në Anfield sezonin e ardhshëm.