Drejtuesit e Liverpoolit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e Southampton në lidhje me Romeo Lavia.

19-vjeçari nga Brukseli luan si mesfushor me tipare mbrojtëse, derisa në muajin mars debutoi me kombëtaren e Belgjikës. The Reds do të paguajnë në arkat e “Shenjtorëve” plot 60 milionë funte. Akordi është arritur, kurse tani duhet bindur edhe lojtari.

Në “Anfield” po nxitojnë për të arritur një marrëveshje me menaxherin e Lavias, për të evituar një tjetër rast Caicedo. Jurgen Klopp ka humbur dy mesfushorë si Henderson dhe Fabinho. Dhe po pret që ta ketë sa më shpejt nën urdhrat e tij talentin belg.

/Supersport.al

Artikulli paraprakRoma me tri përforcime të mëdha
Artikulli tjetërFanella e Kane kushton 100 euro. Shikoni Bayern sa i shiti brenda një dite