Do jetë mision i pamundur për Man City në ndeshjen e kthimit.

Liverpool ka qenë, është dhe do të jetë skuadra më e madhe angleze në Ligën e Kampionëve, apo më saktë për garat evropiane, sepse shëndërohet në në gjigant që shkel gjithçka para vetës, shkruan Korneri.net

The reds deklasuan Man.City në ndeshjen e parë çerekfinale me rezultat 3:0, dhe atë që në pjesën e parë e cila ishte si një ciklon që nuk mund ta ndal askush.
Muhamed Salah shënoi herët në lojë, për ta dyfishuar epërinë me një supergol Oxlande Chamberlain, kurse golin e tretë dhe të fundit e shënoi Sadio Mane.

Ishte e pritshme që pjesa e dytë të jetë më e qetë dhe me Man.City që do të tentoj më shumë, por “citizens” e patën të pamundur të shënojnë së paku njëherë.
Lajm i keq për Liverpool ishte lëndimi i Muhamed Salah, që vështirë se do të mudn të luaj për disa javë. /Korneri.net

Artikulli paraprakIcardi, njeriu “tragjik” i derbit të Milanos
Artikulli tjetërBarcelona kreu punë që në ndeshjen e parë, por Roma nuk e meritoi këtë humbje