Kriza e Swansea po vazhdon, e në anën tjetër rezultatet pozitive për Liverpool. Në ndeshjen e parë të xhiros së shtatë në Premier League, të përzgjedhurit e Jurgen Klopp shënuan fitore 1-2, ne një ndeshjen e cila nuk ishte shumë e bukur për sy, por e suksesshme për mysafirët të cilët vetëm në saje të pjesës së dytë ia dolën të fitojnë.

Vendasit shënuan të parët me golin e Leroy Fer, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit që gjenden në poiztën e 17-të, me vetëm 4 pikë.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan pasi Liverpool luajti bindshëm më mirë dhe nga kjo lojë e tyre erdhën e golat. Së pari barazoi Roberto Firmino ndaj të cilët pak më vonë akordohet penallti dhe nga 11.metra shënoi James Milner që e ngriti për së paku një ditë në pozitën e dytë skuadrën e famshme angleze me 16 pikë, 2 më pak se lideri Man.City.

Artikulli paraprakVazhdon skandali në futbollin anglez! Tash flet Herry Redknapp
Artikulli tjetërMarchisio: Jam gati për tu rikthyer në fushë