Nuk ka më fshehtësi, Liverpool kërkon shërbimet e anëtarit të Bayern Munich.

Fjala është Thiago Alcantara kontrata e të cilit skadon me bavarezët në verën e vitit 2021, dhe ënse tadh apo gjatë dimrit nuk e vazhdon kontratën, atëherë futbollisti mund të largohet me parametër zero, përcjell Korneri.net

Për këtë arsye Liverpool kërkon bisedime me lojtarin dhe agjentin e tij për të parë disponimin e tyre se a mund të pranojnë marrëveshje me klubin anglez. Mesfushori nuk është dakorduar me gjigantin gjerman për kontratë tyë re, dhe kjo ka bërë që Jurgen Klopp i cili e pëlqen shumë ish-anëtarin e Barcelonës, ta sjell në Anfield Road, pasi Alcantara mund të kryejë shumë punë te Liverpool.

Ju kujtojmë se Liverpool nuk dëshiron të blej lojtarë me shifra të larta shkaku i problem financiare, dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk investuan te sulmuesi gjerman Werner, ndërsa Alcantara për shkak se e ka të shkurtër tashmë kontratën me Bayern, do të kushtojë shumë më lirë. /Korneri.net

Artikulli paraprakCheckered Kopen?
Artikulli tjetërJuve, testet anti-Lecce: Matuidi i majtë, optimizëm për Higuain dhe Chiellini