Arsenali po bëhet gati ta shet reprezentuesin anglez për 35 milionë funte para se afati kalimtar veror të përfundojë.
Oxlade-Chamberlain është në listën e shitjes dhe për të interesim të madh kishte sjfaq shumë më herët Chelsea, mirëpo duket se në momentet e fundit në garë është future Liverpool që tash ka përparësi të madhe, shkruan Korneri.net.
Është çmimi i mirë të cilin Liverpool e ofron për lojtarin, kurse londinezët janë të pajtimit që ta shesin te “reds” e jo te rivali lokal Chelsea. Për ta bërë edhe më fuqishëm mundësinë e ëtij transferimi, Arsene Wenger nuk e ka ftuar Oxlade-Chamberlain as në mesin e 18 lojtarëve për ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje pikërisht përballë Liverpoolit. /Korneri.net