Nuk ka fitore për Liverpool.

Një tjetër paraqitje e zbehtë e kampionëve aktual e cila në fund u kushtoi me humbjen e dy pikëve, ndaj një kundërshtari solid që luajti mirë vetëm në pjesën e parë, shkruan Korneri.net

Ishin londinezët që të parët shënuan golin e epërsisë me anë të Bobby Reid, ndërsa Liverpool e barazoi rezultatin vetëm nga penalltia përmes Muhamed Salah pak minuta nga fundi.

Me këtë barazim Liverpool mbetet me pikë të njëjta me Tottenham nga 25, ndërsa Fulham në pozitën e 17 me vetëm 8 pikë. Në xhiron e ardhshme Liverpool luan me Tottenham, derbin e xhiros së 13-të, kurse Fulham luan sërish në shtëpi ndaj Brighton. /Korneri.net

Artikulli paraprakKoronavirusi i merr jetën ish-trajnerit të Shqipërisë, Otto Baric
Artikulli tjetërAssessment of Available Peruvian Wife