“Një finale që i dedikohet Sean Cox, shërimi i tij është më i rëndësishëm se një ndeshje futbolli”. Trajneri i Liverpool ia ka dedikuar arritjen në finale të Champions League, tifozit anglez që u godit nga fansat e Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Jurgen Klopp, gjithashtu bëri edhe autokritikë pas humbjes 4-2 ndaj verdhekuqve në “Olimpico”: “Ishim me fat. Roma është e fortë dhe ne duhet të ishim të vëmendshëm. Nuk kemi shfrytëzuar siç duhet hapësirat. Nuk ishim të ftohtë para portës. Mund të luanim më mirë. Do të shkojmë në Kiev dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën, më mirë se sot. Mund t’ia dalim, sigurisht!”, tha Klopp për “Premium Sport”.

Artikulli paraprakTrajneri i Romës, Di Francesco “kundër rrymës”: Nuk na e ka fajin gjyqtari
Artikulli tjetërShkëlqeu ndaj Bayernit, Milan në Madrid për “yllin” e Realit