Liverpool është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas fitores 4:2 ndaj Hoffenheim në Anfield Road.

Reds mposhtën përfaqësuesin gjerman që me fazën defanzive që ka, nuk ka mundur të mendonte më shumë andaj në total për dy ndeshje ka pranuar gjashtë gola (6:3), aq sa u shënuan në ndeshjen e sontme, shkruan Korneri.net.

Që në pjesën e parë Liverpool e siguroi vendin në ngjarjen kryesore evropiane pas tre golave të shënuar, dy nga Emre Can dhe një tjetër nga Mohamed Salah, ndërsa për mysafirët realizoi Mark Uth.
Në pjesën e dytë Liverpool shënoi edhe golin e katërt përmes Roberto Firmino, por sërish pas gabimit katastrofal të qendëmbrojtësit Kevin Vogt.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Sandro Wanger 11 minuta para fundit. /Korneri.net

Artikulli paraprakOsmani: “Shkëndija do të paraqitet ndryshe nga ndeshja e parë”
Artikulli tjetërZYRTARE/ UEFA ndryshon ditën dhe orën e shortit të Champions Leagues