Liverpool-i mposhti 3:0 Hertha Berlin-in, në një ndeshje ku shkëlqeu Philippe Coutinho.
Me këtë fitore ekipi anglez, po tregon formën e mirë para fillimit të sezonit të ri.
Dominic Solanke hapi serinë e golave në minutën e 15-të, ndërsa Georginio Wijnaldum dyfishoi rezultatin në minutën e 38-të.
Golin e tretë e shënoi blerja e re, Mohamed Salah, në minutën e 62-të, pas një lëvizjeje të jashtëzakonshme të Philipp Coutinho-s, që bëri një paraqitje fantastike.