Arsenali është një lloj “super marketi”, për skuadrat tjera apo rivalët direkt për titull pasi shumica prej tyre marrin lojtarë nga Arsene Wenger i cili i rrit, dhe në fund i shet.
Pa asnjë dyshim faji është kryekput te strategu francez i cili nuk po arrin t’i menaxhojë si duhet dhe t’iu gjejë pozicionine duhur dhe kjo pë bënë që në moshën më të mirë të futbollistëve ata të largohen, shkruan Korneri.net.
Së fundmi Liverpool është afër ta transferojë nga Arsenali reprezntuesin anglez Alex Oxlade-Chamberlain për të cilin është gati t’i ofrojë 30 milionë funte, çmim ky për të cilin Arsenali pritet ta shet lojtarin i cili assesi nuk është gjendur mirë në Londër. /Korneri.net