Zgjohet më në fund Liverpooli. Pas katër humbjeve radhazi në Premier League, tri prej të cilave në “Anfield”, “The Reds” triumfuan 0-2 në fushën e Sheffield Utd, skuadrës që mbyll klasifikimin e përgjithshëm. Ndoshta kjo sfidë përballë këtij rivali kishte ardhur në momentin e duhur për skuadrën e Jurgen Kloppit, që pasi i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit, duhet të bëjë më të mirën në takimet në vazhdim për të siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Sa i përket kronikës së kësaj ndeshjeje, golat u shënuan të dy në pjesën e dytë. Në të 48-në realizoi 20-vjeçari Curtis Jones, ndërsa në të 64-tën Bryan devijoi në portën e tij, duke shuar shpresat e vendësve për rezultat pozitiv.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here