Liverpool vazhdon sagën e vjetër…e fiton një ndeshje të madhe dhe menjëherë më pas humbë nga askush. Kjo askush është skuadra e vogël dhe e rikthyer në elitë Burnley që fitoi 2-0 me golat e Sam Vokes dhe Andre Gray. Jurgen Klopp pësoi shuplakën e parë sivjet.

Chelsea sërish nuk luajti mirë, por në fund fitoi me sulmuesin e rilindur sivjet te Antonio Conte, Diego Costa. Ai tre minuta para fundit shënoi golin e fitores, edhe pse vendasit ishin në epërsi me golin që e shënoi Etienne Capoue. Barazoi Michy Batshuayi, dhe në skenë më vonë del spanjolli i natyralizuar për fitoren e dytë të londinezëve.

Tottenham mposhti vështirë Crystal Palace 1-0, ndërsa Evertoni fitoi në duëhtim 1-2 te WBA. Swansea humbi në shtëpi nga Hull City 0-2.

chelsea

Artikulli paraprakShawcross dhe kurioziteti i tij!
Artikulli tjetërBesa tregon “dhëmbët” ndaj kampionit, shkëlqen Xhevdet Shabani