Ndeshja më e vështirë së paku në letër për Liverpoolin dhe tifozt e vet ishte dueli përballë West Ham, por pas lojës së treguar, rasteve që kishte Liverpool dhe golave të shënuar, “reds” fituan aq lehtë sikur përballë ndonjë skuadre shumë të vogël dhe anonime (4:0), shkruan Korneri.net.
Daniel Sturridge e nisi serinë e golave pas asistimit perfekt në Philipe Coutinhos, i cili i shënoi të dyja golat e radhës, kurse në fund për “pokerin” e vërtetë të Liverpool u përkujdes Divock Origi.
Duhet shtuar se Liverpool qëlloi edhe tri herë të tjera shtyllën, andaj fitorja ka mundur të jetë edhe më madhështore.
Për ta siguruar së paku pozitën e katërt dhe ndeshjen kualifikuese për Champions League, Liverpool duhet të fitoj ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Middlesbrough që tashmë është larguar nga elita. /Korneri.net

Artikulli paraprakNapoli shkatërroi Torinon, Crotone afër mbijetesës
Artikulli tjetërFlamurtari rikthehet në Vala Superligë