Miti “Anfield” bie pas 64 ndeshjesh.

Pas një serie të pabesueshme pa humbje në shtëpi, Liverpooli u mposht 0- 1 nga Burnley, skuadër e pjesës së poshtme të renditjes, duke humbur më shumë në garë ndaj rivalëve kryesor për titullit në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp jo vetëm që nuk ia doli të merrte pikë ndaj një kundërshtari ndjeshëm më inferior, por u ndëshkua me gol në fundin e ndeshjes, pa gjetur forcat për të kthyer ndeshjen në ato pak minuta të mbetura.

Shumë raste të humbura nga “The Reds” me Origin, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah, ndërsa Burnley në një nga momentet e pakta që hyri në zonën kundërshtare fitoi një 11-metërsh me Barnes, në minutën e 83-të, të cilin e shndërroi në gol vetë numri 10 i skuadrës mysafire. Pas kësaj disfate, Liverpool mbetet në kuotën e 34 pikëve, gjashtë më pak se Manchester United.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here