Jurgen Kloop me Liverpoolin e tij ka arritur fitore të sigurtë ndaj kampionëve aktual Leicester City me rezultat 4-1.

Ishte Roberto Firmino ai që shënoi golin e parë në minutën e 13, pas asistimit nga Milner, raporton Koha.net.

Në minutën e 31 Liverpooli dyfishon epërsinë pas një aksioni të bukur ndërmjet Sturridge dhe Mane, me këtë të fundit që shënon për 2-0. Pas 7 minutave Leicesteri ngushton epërsinë përmes Vardyt, i cili shënon me lehtësi pas një gabimi të Lucas Leivas.

Në pjesën e dytë Adam Lallana shënon një gol të bukur për 3 me 1, kurse për golin e fundit është përkujdesur Firmino, i cili shënoi në minutën e 89.

Me këtë fitore Liverpooli renditet në pozitën e 5 me 7 pikë.

Artikulli paraprakKosovë – Slloveni: Torcida kundër Drilon Hajrizit
Artikulli tjetërNë mbeshtetje të Sllovenisë edhe KFORI…[FOTO]