Liverpool mori fitoren e parë të Premier League teksa mposhti në shtëpi me shifrat 3-1, Bournemouth. Sfida nuk nisi mirë për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp pasi pësuan të parët, megjithatë vendasit u treguan të zotë për të përmbysur ndeshjen që në pjesën e parë me anë të golave të Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

Në fraksionin e dytë, Liverpool shënoi edhe golin e tretë me anë të Jotës ndërsa më parë kishte dalë me akrton të kuq Mac Allister. Megjithatë, argjentinasi nuk i prishi ekuilibrat e skuadrës së tij me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Liverpool shkon në kuotën e katër pikëve ndërsa Bournemouth mbetet me një pikë.

Pas tetë minutash, Liverpool shënoi edhe golin e dytë e të përmbysjes teksa Mohamed Salah fillimisht u ndal nga portieri Neto nga 11-metrat, por topi u rikthye sërish te egjiptiani që nuk fali në tentativën e dytë. Në minutën e 58-të, Liverpool mbeti me 10 vetë pasi Mac Allister u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër, megjithatë kjo nuk i prishi planet e “The Reds” të cilët gjetën edhe golin e tretë me anë të Diogo Jotës.

Brighton koleksionoi fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 1-4 në transfertë, Wolverhampton. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto De Zerbi, zhbllokoi shifrat në pjesën e parë falë një goli të Mitomas. Ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë ishin të papërmbajtshëm duke shënuar edhe tre gola të tjerë me anë të Estupinan dhe dy të March.

Për t’u theksuar se tre golat u shënuan në harkun e nëntë minutave nga minuta e 46-të në të 55-tën. Kështu, Brighton shkon në pikën e gjashtë pikëve ndërsa Wolverhampton mbetet me zero pikë pa fitore në dy javë kampionat.

Në ndeshjen tjetër, Brentford fitoi në transfertë me shifrat 0-3 ndaj Fulham.

Artikulli paraprakFutbolli italian në zi, ndahet nga jeta trajneri që promovoi Taren dhe Tottin
Artikulli tjetërSpektakël në BayArena, Xhaka e nisi mirë, shumë gola edhe në ndeshjet tjera