Crystal Palace-Liverpool çelën javën e 16-të të Premier League, me “The Reds” që triumfuan 1-2 me përmbysje dhe marrin momentalisht kreun e renditjes, me vendasit nga ana tjetër që e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 57’ që Mateta të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe që të kalonte vendasit në avantazh.

Megjithatë në minutën e 75’, pas një ndërhyrje të gabuar, Ayew u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e Crystal Palace në inferioritet numerik.

Vetëm një minutën iu desh Liverpool-it pas këtij episodi për të barazuar, me Salah që në rrëmujë e sipër në zonë gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndërsa në minutën e 90+5’ Elliott realizoi golin e përmbysjes me një super goditje.

1-2 dhe Crystal Palace renditet në vend të 14-të me 16 pikë, teksa Liverpool merr momentalisht kreun e renditjes me 37 pikë.

Artikulli paraprakFestival golash në Podujevë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Atalanta-Milan