Sadio Mane do të largohet nga Liverpool dhe duket se do të nënshkruajë për Bayernin.

Edhe pse trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka opsione mjaft të mira në sulm, Daily Star thekson se do të donin ta zëvendësonin Mane me Christian Pulisic nga Chelsea, përcjell Korneri.net

Sipas mediave britanike, klubi londinez nuk është i emocionuar me idenë e shitjes së përfaqësuesit së Shteteve të Bashkuara te një konkurrent i ligës, por shtojnë se nuk janë të kënaqur me atë që ka treguar Pulisic që kur erdhi nga Borussia Dortmund në vitin 2019.

Në Liverpool, Pulisic do të luftonte për pak minuta me Mohamed Salah, Luis Diaz, Diogo Jota dhe Robert Firmino, ndaj Daily Star shkruan se atyre në fakt u mungon një sulmues qendror dhe jo një anësor, siç luan 23-vjeçari amerikan. /Korneri.net

Artikulli paraprakVedat Muriqi shpallet lojtari i muajit Maj në La Liga
Artikulli tjetërLajm bombastik: LeBron James njëri nga investitorët e Milanit