Nënkampioni i Anglisë më i fortë se kampioni aktual.

Liverpool është fitues i Community Shield, pasi fitoi 3-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Leicester City, King Power, shkruan Korneri.net

Reds ishin më të mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, dhe përmes mbrojtësit Alexander Arlond kaloi në epërsi.

Megjithatë, Julian Alvarez e barazoi rezultatin, që ishte krejt çfarë bëri Man.City, sepse në vazhdim djelmoshat e Jurgen Klopp shkëlqyen.

Muhamed Salah e shënoi golin e dytë nga penalltia, ndërsa rezultatin final e vuri Darwin Nunez krejt në fund.

Ishte kjo hera e parë pas 16 vitesh që Liverpool e fiton trofeun  Community Shield. /Korneri.net

Artikulli paraprakF1: Russel niset i pari në Hungari
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Leipzig-Bayern