Liverpool triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Ndeshja e luajtur në “Anfield” foli e gjitha për “The Reds”, që zhbllokuan sfidën në minutën e 28’ falë golit të Szoboszlai.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 56’, kur Jones i asistuar nga Nunez shënoi golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ndërsa në minutën e 71’ Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpool. West Ham provoi të reagojë dhe në minutën e 77’ Bowen gjeti rrugën drejt rrjetës.

Megjithatë Liverpool vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 82′ Salah realizoi golin e katërt për skuadrën e Klopp. Takimi u vulos nga Curtis Jones, i cili realizoi golin e pestë për Liverpool-in dhe të dytin personal në minutën e 85′.

Liverpool kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, duke plotësuar katërshen pas Middlesbrough, Chelsea-t dhe Fulham-it, teksa West Ham eliminohet në çerekfinale.

Artikulli paraprakNuk ndryshon tabela, fitojnë Leverkusen, Bayern dhe Stuttgart
Artikulli tjetërBologna e madhe edhe në Coppa Italia, e eliminoi Interin në Meazza