Liverpool ka tronditur gjigandin katalan Barcelona në “Champions Cup”, e cila po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reds kanë realizuar ‘poker’, ndaj kampionit spanjoll duke i shkaktuar një nga humbjet më të larta në vitet e fundit.

Sadio Mane 15′, gjatë pjesës së parë kaloi skuadrën e Klopp në epërsi, teksa me të filluar pjesa e dytë Barcelona përjetoi tmerrin kur për një minutë lojë pësoi dy gola të tjerë. Mascherano 47′ shënoi autogol, ndërkohë sulmuesi belg Origi pas 60 sekondave dërgoi në tre epërsinë e golave të Liverpool. ‘Shuplakën’ përfundimtare katalanëve i’a dha Marko Grujic në minutat shtesë të ndeshjës.

Artikulli paraprakKosova nuk mbahet ndaj Estonisë
Artikulli tjetërZyrtare: Bayern prezanton përforcimet, përgenjështrohet çmimi i Hummels