Liverpool për herë të parë u shpall kampion në histori të Premier League.
Ky triumf i madh ishte meritë e të gjithëve, duke nis nga trajneri gjerman Jurgen Klopp e deri te futbollisti i fundit, sukses që ishte i stërmerituar me atë që “reds” treguan gjatë stinorit më të gjatë në futboll ndonjëherë, shkruan Korneri.net
Dhe, tash pas këtij suksesi të madh shumë ekspertë në Angli e sidomos n ëish-futbollist i shquar i kësaj skuadre si Jamie Carragher dhe Greame Souness, kanë shprehur mendimet e tyre se si do të duhej të ishte Liverpool edicionin e ardhshëm.
Sipas tyre largimet e Divock Origi, Xherdan Shaqiri, Loris Karius që ende është nën kontratë me Liverpool, Georginio Wijnaldum, edhe mund të largohen (shiten), mirëpo sipas tyre Liverpool duhet të jetë shumë i kujdesshëm me Sadio Mane, lojtarin që Real Madrid e ka në shënjestër.
Gjithnjë sipas tyre Liverpool duhet të bëjë çmos që ta mbajë sa më larg madrilienëve që të mos përsëritet gabimi i njëjtë i bërë sikurse me Luis Suarez. /Korneri.net