Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United. Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.

Tri pikë siguroi edhe Brightoni pas triumfit 2-1 me përmbysje përballë Brentfordit. “Manita” e pastër 5-0 e Fulhamit kundër Nottingham Forest, ndërkohë që Bournemouth siguroi tri pikë të arta në transfertën në Crystal Palace (0-2).

Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’. Man.City zyrtarisht në krizë.

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve me dy golat e tij.

Ndërkohë që Cole Palmer barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë. Ndeshja u mbyll me shtyllën e Armando Brojës, i cili nuk pati fat në goditjen me kokë në minutat shtesë.

Artikulli paraprakSigal Prishtina deklasoi Lovçenin
Artikulli tjetërNeymar reagon pas rrëzimit të Santosit, tifozët djegin qytetin