Fitore bindëse e Liverpoolit në fushën e Brendtfordit (1-4) në ndeshjen e parë të kësaj të shtune në Premier League, sukses që i çon dhe “The Reds” në kuotën e 57-të pikëve në klasifikim (vendi i parë).

Një ndeshje, në fakt, pa shumë histori, pasi skuadra e Jurgen Kloppit dominoi në çdo aspekt, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.

E zhbllokoi takimin në minutën e 35-të Darwin Nunes, i shërbyer nga Diogo Jota. Golin e epërsisë së dyfishtë e realizoi Mac Allister në të 55-tën, për të ardhur më pas te finalizimi i Mohamed Salah, që shfrytëzoi një pasim të dhënë nga Gakpo.

Vetëm pasi pësoi golin e tretë Brendtfordi u zgjua, duke shënuar golin e nderit me Toney (75’), por që u vlejti vendësve vetëm për statistikë.

Liverpooli nuk i dha shpresë kundërshtarit për rihapjen e ndeshjen duke i shënuar të katërtin me Gakpo.

Artikulli paraprakNuk ka më dilema, Barcelona zgjedh një italian në vend të Xavit
Artikulli tjetërArsenali triumfon me “manita”, Wolves “ua merr dorën” londinezeve