Në fund të merkatos së janarit Premier League angleze vazhdon të jetë mbret i transferimeve pasi është liga që ka bërë më shumë shpenzime.

Ekipet e angleze kanë shpenzuar 232 milionë euro për transferimin e lojtarëve, ndërsa në vendin e dytë renditet Superliga e Kinës.

Pa dyshim risia e kësaj merkatoje dimërore ka qenë skuadrat kineze pasi në total kanë shpenzuar plot 219 milionë euro.

Vendi i tretë plotësohet nga Ligue 1 (151 milionë euro), vendi i katërt nga Bundesliga (99 milionë), ndërsa Serie A përfundon e pesta me vetëm 96 milionë euro shpenzime.

LISTA/

Image

Artikulli paraprakBundesliga me rekord transferimesh
Artikulli tjetërKëto janë 10 transferimet më të shtrenjta të janarit