Sot me ndeshjen Vllaznia – Drenica zyrtarisht është mbyllur java e 20-të në Superligë, e cila ishte e varfër sa i përket golave të shënuara. Në 6 ndeshjet e kësaj jave u shënuan vetëm 4 gola, teksa asnjë skuadër nuk arriti të fitoi më tepër se me rezultat minimal 1-0, shkruan Korneri.net.

Në mungesë të golave edhe lista e top golashënuesve nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Listës i prinë Genc Hamiti me 10 gola, kurse pas tij mbetet sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku me 9 sosh. Artur Magani i Lirisë, dhe dyshja e Dritës, Kastriot Rexha e Xhevdet Shabani, janë kërcnim serioz për Hamitin në këtë aspekt pasi deri tani kanë tundur nga 8 herë rrjetat e kundërshtarëve.

Kjo është lista e top-10 golashënuesve në Superligë:

1. Genc HAMITI – KF Drenica 10
2. Mirlind DAKU – KF Llapi 9
3. Kastriot REXHA – KF Drita 8
4. Artur MAGANI – KF Liria 8
6. Xhevdet SHABANI – KF Drita 8
5. John Oto JOHN – KF Trepça’89 7
7. Mark MILICAJ – KF Feronikeli 7
8. Florim BËRBATOVCI – KF Llapi 6
9. Florent HASANI – KF Trepça’89 6
10. Mendurim HOTI – KF Feronikeli 5

Artikulli paraprakPërfundoi ndeshja në Gjilan
Artikulli tjetërNdryshimet e mëdha në Ligën e Kampionëve, por edhe në orarin e ndeshjeve