Në pritje të zyrtarizimit të listës së futbollistëve që trajneri i përfaqësueses së Italisë, Gian Piero Ventura, do të grumbullojë për eliminatoren me Shqipërinë më 24 Mars në Palermo dhe miqësoren me Holandën që do të zhvillohet katër ditë më pas në “Amsterdam Arena”, shtypi italian zbulon një emër surprizë.

69-vjecari në vend të porterit të Lazios, Federicco Marchetti, i cili është i dëmtuar, ka vendosur të ftojë si portier të tretë 19-vjecarin Alex Meret të skuadrës së Serisë B, Spal. Sigurisht i parë mbetet Gianluiggi Buffon, ndërsa zëvendësues i parë i portierit të Juventusit, Donarumma i Milanit.

Ventura ka disa dyshime për të tre repartet. Kështu për qendrën e mbrojtjes do të grumbullohen emra të rëndësishëm si Bonucci, Chiellini, Barzagli, Romagnoli e Rugani, por nuk përjashtohet mundësia që të thirret Astori.

Si mbrojtës anësorë më të avantazhuar janë Zappacosta, Darmian, Spinazzola, De Sciglio, ndërsa alternativë e besueshme është edhe D’Ambrosio

Si mesfushorë qëndrore Ventura do t’u besojë Marchisios, De Rossis, Verrattis, Gagliardinis dhe Parolos, ndërsa për krahët janë Candreva, Bernardeschi, Insigne dhe Sansone; në dyshim janë Politano, El Shaaraëy dhe Verdi.

Për sulmin në planet e Ventures janë Belotti, Immobile, Eder dhe Gabbiadini./SS/.

Artikulli paraprakJuventus – Barcelona, Camoranesi: “Ky yll mund të ishte bardhezi”
Artikulli tjetërJuve- Barça, 2 vite më pas