Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.

Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj Korenica, Hajrizi, Hoti apo Zymberi, ndersa interesant është fakti se është rikthyer në skuadër edhe Bernard Berisha. Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.

Artikulli paraprakAsllani gjatë ditës mund të bëhet me skuadër të re
Artikulli tjetërKane nuk ka mundur as gjërat e tij personale t’i merr te Tottenham para nisjes në Gjermani