Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ka liruar çmimin e biletës për ndeshjen e Kosovës kundër Sllovenisë, që zhvillohet të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

FBK-ja ka njoftuar se çmimi i biletës për ndeshjen e së shtunës në kuadër të eliminatoreve për “Eurobasket 2017” do të kushtojë 3 euro.

“Biletat do të dalin në shitje të shtunën para ndeshjes tek palestra sportive, ndërsa ata persona që tashmë e kanë blerë biletën me çmim prej 20.00 euro mund të vijnë në zyrat e FBK-së dhe të marrin edhe nga një biletë falas”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Artikulli paraprakKosova luan në “Loro Boriçi” , ja sa para do të paguajë për një ndeshje
Artikulli tjetërSuperliga botërore e pandalshme