Njëri ndër futbollistët më cilësor që kishte FC Prishrina në vitet e fundit, dhe ai që i qëndroj besnik që pesë edicionet e kaluara, qendërmbrojtësi Liridon Kukaj, që nga sot edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e klubit kryeqytetas, shkruan Korneri.net.
Ai përmes faqës së tij facebook, ka bërë të ditur largimin nga kaltër e bardhët duke bërë një shkrim mjaftë të bukur dhe prekës.

“Çdo fillim e ka një fund…
Nga sot më nuk jam pjesë e Fc Prishtines.
Falenderoj kryesin e klubit dhe gjithë ata trajnerë me te cilët kam punuar gjatë këtyre 5 viteve ne Fc Prishtinë
Falenderoj bashkëlojtarët e mrekullueshëm me të cilet arritëm të fitonim çdo trofe në futbollin kosovar
Pa harruar dhe tifozët tanë “PLISAT” te cilet na përkrahen ne çdo kohë”
Me repsket
LIRIDON KUKAJ

Artikulli paraprakZyrtare: Luciano Spalletti trajner i Interit
Artikulli tjetërSuedia e fortë mposhti Francën favorite