Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri te fillimi i derbit të madh Kosovar, Feronikeli – Prishtina. Pas triumfit në Superkupën e Kosovës, kaltër e bardhët synojnë një tjetër fitore në Drenas, por sipas qendërmbrojtësit shumë cilësor prishtina, Liridon Kukaj, nuk do të jetë edhe mision i lehtë, por skuafdra e tij po përgatitet sa më mirë për këtë duel shumë të rëndësishëm.
Kukaj ekskluzivisht foli pë redaksinë e “Korneri.net”, dhe ja çfarë ai thotë për duelin e së shtunës.
“Përgaditjet po shkojnë mjaftë mirë. Jemi duke u përgaditë si për çdo ndeshje tjetër, sepse dihet që kundër Prishtines gjitha ekipet motivohen edhe më shumë dhe për ne nuk ka ndeshje të lehta. Ne edhe kundër Feronikelit do të futemi për t’i fitur të trija pikët edhe pse ëshë kundërshta goxha i fortë
Tani ne kemi synim titullin dhe për të arrit deri tek titulli është rrugë e gjatë dhe nuk na tolerohen shumë gabime edhe pse kjo ndeshje dallon shumë nga Superkupa, por ka rendesi mjaftë të madhe.
Po, ata mund te betohen se do të fitojnë, por sa do t’iu mundesojmë ne, do të shihet të shtunën edhe pse Prishtina ka akoma për t’i la borgjet Feronikelit për humbjet e mëparshme që i kemi pësuar nga ata. Duam ta përmiresojmë imazhin tonë dhe të tregojmë që jo rastësisht jemi pretendent për titull” përfundoi deklaratën e tij Kukaj, i cili në ndeshjen e fundit kundër Gjilanit e shënoi golin e vetëm për Prishtinën në fitoren 1-0.