Të premten në mesditë nën drejtimin e kyetarit të klubit, Shkolla e Futbollit mbajti takim, ku u bisedua për të ardhmen e shkollës në dritën e profesionalizimit të saj.
Trajnerëve të shkollës iu prezantua edhe koordinatori i ri, Skender Kapra, që u zgjodh nga Bordi ditë më parë.
Pas prezantimit zyrtar nga z.Krasniqi, Kapra ka premtuar punë, angazhim e rritje të profesionalizimit, duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë trajnerëve, për kthimin e namit të Skollës së KF Liria.
Trajnerët uruan Kaprën për këtë detyrë dhe premtuan bashkëpunim.