Liria e Prizrenit i ka dhënë fund serisë së fitoreve të skuadrës së Dritës.
Të dielën në Gjilan në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita e Liria luajtën 1:1. Drita ishte në seri prej pesë fitoreve. Por vazhdon të mbetet pa humbje këtë edicion.
Ndërkohë Liria ka fituar pikë pas pesë xhirosh. Besnik Krasniqi kaloi në epërsi Dritën në minutën e tretë. Për 1:1 shënoi Prins Tijueza në minutën e 73-të. Drita ishte skuadër bindshëm më e mirë, krijoi shumë raste deri në fund, por pa e gjetur mënyrën për të ardhur te goli i fitores.

Drita mbetet e dyta në tabelë, tash me 4 pikë më pak se Ballkani, ndërsa Liria e parafundit me 7 pikë.