Prishtina u duk se do të merrte pikë të plota me lehtësi në udhëtimin që e pati të shtunën te Liria.

Megjithatë, në fund barazoi me Lirinë. Ndeshja e xhiros së 14-të e Superligës së Kosovës në futboll, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, u mbyll 2:2.

Jalen Blesa në minutën e tretë dhe Leotrim Kryeziu në minutën e nëntë shënuan për epërsinë 2:0 të Prishtinës. Rikthimi i Lirisë erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 75-të, pas penalltisë që u dha pas rishikimit të situatës në VAR, realizoi Andri Stafa.

Më pas Aprocius Megameno gjuajti fuqishëm nga distanca, dhe në minutën e 82-të, mposhti portierin Ardit Nika për rezultatin final të takimit, 2:2.

Liria, pavarësisht barazimit, mbetet në pozitën e fundit me nëntë pikë. Prishtina ka 18 pikë në mesin e tabelës.

Artikulli paraprakDrita mezi e mposhti Fushë Kosovën
Artikulli tjetërLlapi i kthehet fitores, e cila nuk ishte e lehtë