Liria sipas parashikimeve shënoi fitore ndaj Trepçës në Prizren me rezultat 3:1, dhe ën këtë mënyrë edhe matematikisht e largon Trepçn në një rang më të ulët të futbollit kosovar, dhe njëherësh merr lajme të mira nga Ferizaj.
Meriton Korenica e kaloi Lirinë në epërsi, ndërsa rezultatin për befasi e barazoi Fiton Hajdari.
Mirëpo, përkundër se Liria luajti pa shikues, dy golat e radhës i realizuan Fillim Guraziu dhe Liridon Fetahaj nga distanca, gol i cili është kontestuar nga mysafirët.
Liria me këto tri pikë tashmë ka 2 më shumë se Ferizaj, dhe për momentin është jashtë barazhit. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrita fitoi ndaj Hajvalisë më vështirë se që pritej
Artikulli tjetërFerizaj barazoi pa gola, Gjilani i bëri nderë Lirisë