Fusha për patate e jo për lojë futbollim, megjithatë Liria ia doli të fitoj te Flamyrtari 1:2, për të qëndruar në hap për titull të kampionit.

Prizrenasit ia dolën të shkëpusin pikët e plota në ndeshjen e vështirë ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë, por pikërisht pas një ndeshje si kjo dhe fushë e cila nuk kishte të bënte fare me futboll, Liria tregohet cinike dhe fiton me plot meritë.
Golat e Lirisë i shënuan Ergys Kaja dhe Artut Magani që bëhet golashënuesi më i mirë në Vala Superligë me 11 gola, ndërsa gëzimin e vetëm vendasve ia dha Zalto Zeqa, por vendasit nuk kishin më shumë forcë që të nxjerrin së paku një pikë. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG fitoi edhe te Nice
Artikulli tjetërBesa fitoi ndeshje shumë të rëndësishme, Gjilani përfundimisht jashtë garës për titull