Igumanoviq edhe një vit te Liria
Të mërkuren, Blazho Igumanoviq ka vazhduar bashkëpunimin me Lirinë.
‘Po jemi dakorduar që projektin e lënë në gjysmë shkaku i Pandemisë ta vazhdojmë për një vitë’, ka konfirmuar Erxhan Dana, drejtor.
Ndërsa, mbrojtësi me përvojë që këtë fillim vit erdhi në Prizren, e që shkaku i pandemisë nuk mundi të tregoj vlerat, shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me ‘bardhezinjtë’.
“Jam i lumtur që sërish do të vesh fanelën e Lirisë. Klubit i detyrohem shumë.Do të jap maksimumin për arritjen e objektivave’, ka thënë Igumanoviq.