Jo në Milan, jo në Itali. Marcelo Lippi ka vendosur të kthehet sërish në Kinë te skuadra ku ishte edhe më herët Guangzhou. Ish trajneri i Juventusit dhe i përfaqësueses së Italisë ku në vitin 2006 u shpall kampion bote, sërish do të jetë në majat e futbollit duke i lënë kolegët e tij shumë më mbrapa.

Lippi edhe njëherë do të jetë më i paguari në botë pasi për tri vite kontrataë do të përfitojë besoni apo jo 60 milionë euro, apo nga 1 milion më shumë se Pep Guardiola sa merr te Man City.

Lippi e lëshoi skuadrës Guangzhou në vitin 2015, dhe pasardhësi i tij ishte Paolo Cannavaro.

Edhe një lajm për Lippin në fund. Ai vetëm 24 orë më herët kishte deklaruar diçka që sot e vajtojnë tifozët e Milanos. Në janarin e këtij viti kur në stolin e rosonerëve ishte Sinisa Mihajlovic, Marcelo Lippi ishte praktikisht trajner i Milanos pasi ishte dakorduar me Adriano Gallianin, mirëpo fitorja 2-0 ndaj Fiorentinës në San Siro, kishte ndëruar mendje tek të gjithë.

 

Artikulli paraprakLajm i mirë nga Lionel Messi
Artikulli tjetërVarane: “Jam mirë në Madrid”