Legjenda e bankinës, Marcelo Lippi, gjatë një interviste të hapur ka folur për edicion e Champions League, duke e vlersuar Juventusin si ekip në nivel të njejtë me Real Madridin, Barcelonen dhe Bayern Munchen.

“Juventus është rritur dhe tani ka vetëbesim më ndryshe. Përmirësimi në Itali ka qenë i madh, por ata janë forcuar edhe në aspektin e garave ndërkombëtare. Ata janë në të njëjtin nivel si Reali, Barcelona apo Bayerni që nuk janë më kundërshtarë makthi siç ishin para dy ose tre vjetësh”, ka thënë Lippi për “Sky Sports Italia”.

Artikulli paraprakMuller gëzon bavarezët
Artikulli tjetërNorvegji, ndeshja fitohet në… 1.6 metra dëborë (FOTO)